16:17 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Nainggolan lëndohet 4 ditë para ndeshjës me Barcelonën

Stafi i Romës ka marrë një lajm mjaft të keq katër ditë para udhëtimit në Barcelonë, ku do të përballen me katalanasit në cerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas vetëm 17 minutash lojë në ndeshjën kundër Bolognës, Nainggolan kërkoi të zëvendësohej për shkak të një problemi muskular.

Belgu e la fushën duke e çaluar dhe me njërën dorë në bicepsin e tij femoral të këmbës. Nëse konfirmohet ky lëndim, prania e tij në ‘Camp Nou’ është shumë e vështirë. /IndeksOnline/