20:01 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nainggolan te Interi deri në vitin 2022 (Foto)

Radja Nainggolan edhe zyrtarisht është futbollist i Interit.

Mesfushori belg është larguar nga Roma dhe ka nënshkruar me klubin tjetër italian, shkruan IndeksOnline.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, Nainggolan ka firmosur kontratë deri në vitin 2022.

30-vjeçari te Roma ka zhvilluar afro 150 paraqitje dhe ka shënuar 26 gola.

Ai më parë ka luajtur edhe për klube, si Cagliari dhe Piacenza./IndeksOnline/