75 Mall Live Search
12:57 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nainggolan zbulon ”torturat” te Roma para se të vinte tek Interi

Radja Nainggolan nuk e kishte dëshiruar largimin nga Roma.

Megjithatë, ai u transferua tek Interi dhe tani ka akuzuar ish-klubin e tij për mungesën e respektit ndaj tij.

 

Në një intervistë për Gds, ai ka pranuar se Roma ka tentuar që ta shesë atë jashtë, por ai nuk do ta kishte pranuar një gjë të tillë.

“Nuk ka qenë faji im. Ata bën gjëra pa më thënë fare dhe nuk erdhën të flisnin përballë si burrat. Roma kishte ndërhyrë në transferimin tim, madje kishin rënë dakort me një klub të huaj por që nuk do ta pranoja kurrë”.

”Më trajtuan si të parëndësishëm, duke vepruar pas shpinës sime”, është shprehur Naingolan

“Më ka telefonuar Spaletti në atë moment dhe nuk jam menduar shumë. Interi është një skuadër e organizuar mirë, sepse te Roma presidenti vinte 1 herë në vit.” sqaron belgu.

Ai gjithashtu ka sqaruar edhe efektin e Ronaldos në Itali, ku është shprehur se ai do ti sjellë kampionatit shikueshmërinë, por që do të zgjidhte Mesin përpara portugezit.