16:19 / E Premte, 26 Maj 2023 / Gj. Sh

Napoli depoziton në Ligë kontratën e re të Rrahmanit

Napoli e ka depozituar në Ligë vazhdimin e kontratës me Amir Rrahmanin.

Marrëveshja për vazhdimin e kontratës është arritur një muaj më parë, ndërsa pas depozitimit në Ligë, pritet vetëm komunikata zyrtare nga klubi i Napolit, shkruan IndeksOnline.

Kapiteni i Kosovës, ka nënshkruar kontratë të re e cila do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2027, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Rrahmani ka qënë një prej futbollistëve kryesor të Napolit këtë sezon, duke bërë 34 paraqitje duke shënuar edhe dy gola./IndeksOnline/