14:00 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / C E

Napoli dhe Milani mendojnë shkëmbimin e lojtarëve

Napoli dhe AC Milani mund të bëjnë një shkëmbim lojtarësh në rast se transferimi i Luka Joviqit në San Siro dështon të ndodhë.

Arkadiusz Miliku pritet të transferohet te Milani, ndërsa në drejtim të Napolit do të vijë Franck Kessie.

26-vjeçari i Napolit ka një kontratë deri më 2021 dhe ka qenë i kërkuar edhe nga Juventusi, por Milani duket se ka hyrë fuqishëm në këtë garë.

Sipas “Corriere della Sera”-s, Gennaro Gattuso është i gatshëm ta lërë Milikun të largohet nëse te Napoli vjen Kessie.

Kjo pasi Gattuso ka punuar 2 vjet me 23- vjeçarin dhe e çmon lart si lojtar.