19:18 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Napoli e Atletico nuk heqin dorë nga James

Napoli dhe Atletico Madrid nuk e kanë plan të heqin dorë nga mesfushori i Real Madridit, James Rodriguez.

Pas lëndimit të Marco Asensios në ndeshjen kundër Arsenalit, klubi madrilen ka thënë se nuk dëshiron ta shesë, transmeton KosovaPress.

Zidane është duke kërkuar shitjen e tij, pasi ende nuk e ka lejuar të luaj.

Napoli është duke kërkuar nga Reali ta lejojë kolumbianin të largohet në formë huazimi.