Napoli heq dorë nga transferimi i Nunezit

Napoli nuk do të transferojë sulmuesin uruguajan, Darwin Nunez.
Sipas gazetarit Fabrizio Romanos, marrëveshja tani është anuluar për shkak të kërkesave të tepërta financiare. Nuk janë planifikuar bisedime të mëtejshme për momentin.
Kampioni italian, kishte eksploruar mundësinë për javë të tëra, por çmimi i kërkuar nga Liverpoolit dhe kostoja totale e operacionit, duke përfshirë pagat dhe tarifat e agjentëve, u konsideruan shumë përtej buxhetit të Napolit.
Fokusin tani e zhvendos Napoli në objektiva alternative për pozicionin e sulmuesit.
Nunez, sezonin që lamë pas bëri 47 paraqitje duke shënuar 7 gola dhe 7 asistime, ku arriti të fitonte Premierligën./IndeksOnline/