12:57 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / C E

Napoli humbet në dy ndeshje radhazi, Gattuso dënon shumë rëndë skuadrën

Dy humbjet radhazi në kampionat, kundër Interit dhe Lazios nuk janë pritur mirë nga drejtuesit e Napolit dhe as nga trajneri Genaro Gattuso.

Si reflektim ndaj kësaj situate, Napoli ka njoftuar se ekipi do të qëndrojë në qendrën stërvitore, duke u përgatitur për ndeshjen e tyre të fundit të vitit 2020 kundër Torinos të Mërkurën.

“Partenopei” pasoi humbje 1-0 ndaj Interit dhe 2-0 kundër Lazios në dy ndeshjet e fundit.

“Nga sot, pas seancës stërvitore të pasdites, ekipi do të jetë në qendrën stërvitore për t’u përgatitur më mirë për ndeshjen e ardhshme në “Diego Armando Maradona” dhe vendimi ishte, sipas “Sky Sport Italia”-s, i marrë nga trajneri Gennaro Gattuso.

Lorenzo Insigne kthehet nga pezullimi, por Hirving Lozano dhe Kalidou Koulibaly janë në dyshim për ndeshjen kundër Torinos.