16:52 / E Shtunë, 17 Tetor 2020 / indeksADMonline

Napoli i papërmbajtshëm, demolon Atalantën dhe e zbret nga froni

Skuadra e Napolit ka arritur të shënoj fitore me rezultat 4:1 kundër ekipit të Atalantës.

Napolitanët katër golat i shënuan në pjesën e parë, duke vendosur fatin e ndeshjes në 45 minutat e para, transmeton Indeksonline.

Golat për Napolin i shënuan: Lozano(23’ 27), Politano(30’) dhe Osimhen(43’). Kurse golin e nderit për Atalantën e shënoj Lammers në minutën e 69-të.

Me këtë humbje, Atalanta e humb vendin e parë, kurse Napoli arrin kuotën e 8 pikëve./Indeksonline/