09:58 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Napoli – Liverpool: Formacionet e mundshme, çfarë për Shaqën?

Liverpooli ka mundësinë që ta bëjë një hap përpara në fazën e grupeve në Champions League në përballjen e sontme në Itali kundër Napolit.

Goli i vonshëm i Roberto Firminos i dha fitoren dramatike Liverpoolit ndaj PSG-s në ”Anfield” në javën hapëse, ku skuadra e Jurgen Klopp mori kontrollin e Grupit C.

Me Napolin që barazoi me Crvnea Zvezdën në javën hapëse, një fitore e sontme e Liverpoolit ndaj Napolit mund t’i mbajë ”Të Kuqtë” favorit për ta kaluar grupin nga vendi i parë.

Napoli dhe Liverpooli janë përballur dy herë mes vete më parë, në sezonin, 2010/11 në fazën e grupeve të Europa Leagues, transmeton IndeksOnline.

Liverpooli barazoi pa gola në Napoli, para se të fitonte, 3-1 në ”Anfield” me një tre-golësh nga Steven Gerrard.

Napoli team news

Jurgen Klopp e nisë këtë ndeshje pas barazimit të fundit në Premier League me Chelsean, ku Daniel Sturridge shënoi golin e barazimit në minutat e fundit.

Mungesat e Liverpoolit për sonte janë Alex Oxlade-Chamberlain, Adam Lallana dhe Divock Origi për shkak të lëndimeve përkatëse.

Ndërsa, te Napoli mungojnë mbrojtësit, Vlad Chiriches dhe Faozi Ghoulam, si dhe portieri, Alex Meret.

Formacioni i mundshëm i Napolit:

Napoli team news

Formacioni i mundshëm i Liverpoolit:

Liverpool team news

/IndeksOnline/