Napoli – Milan, formacionet e mundshme

Serie A vjen sot me një pëballje mjaftë interesante.
Lideri aktual, napoli do të jetë nikoqire e kampionit në fuqi, AC Milanit, shkruan IndeksOnline.
Një fitore e mundshme e napolitaneve do ti qonte shumë pranë titullit të kampionit, ndërsa rosonerët shpresojnë të marrin tre pikë për të qëndruar në garë për një vend që dergon në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja zhvillohet në ”Stadio Diego Armando Maradona” më fillim nga ora 20:45.
Formacionet e mundshme:
Napoli: Meret; Di Lorenzo, Kim, Rrahmani, Rui; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Simeone, Kvaratskhelia.
AC Milan: Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Hernandez; Bennacer, Tonali; Diaz, Krunic, Leao; Giroud.
Kujtojmë që Milan dhe Napoli do të përballen edhe në çerekfinale të Ligës së kampionëve./IndeksOnline/