21:06 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / C E

Napoli nderon Maradonën para ndeshjes me Romën

Skuadra e Napoliut ka nderuar figurën e Armando Diego Maradonës para ndeshjes së Serie A kundër Romës.

Para ndeshjes, “San Paolo” ishte i rezervuar i tëri për legjendën e futbollit që ndërroi jetë të enjten, shkruan Indeksonline.

Përveç një minuti heshtje, kapiteni i skuadrës vendosi lule para fotografisë së tij te njëra pjesë e stadiumit.

Maradona ishte pjesë e Napolit nga viti 1984-1991 duke fituar dy tituj kampion.

Është paralajmëruar se “San Paolo” do të emërohet me emrin e Maradonës. /IndeksOnline/