09:45 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Napoli nuk heq dorë nga James Rodriguez, në garë edhe Juventusi

Gjatë verës së kaluar James Rodriguez nuk u transferua dot te Napoli pasi Reali i Madridit nuk pranoi ofertën e presidentit të të kaltërve Aurelio De Laurentiis.

Klubi italian nuk ka hequr dorë nga shërbimet e mesfushorit kolumbian dhe merkatoja e kësaj vere mund të jetë momenti i duhur që James të kalojë në Serie A.

Megjithatë Napoli duhet të ruhet nga Juventusi pasi sëfundmi edhe bardhezinjtë kanë shfaqur interes për shërbimet e 28-vjeçarit.

Mesa duket do të jetë një garë dyshe mes Napolit dhe Juves për kolumbianin e Realit të Madridit. /IndeksOnline/