22:37 / E Hënë, 20 Shtator 2021 / OSH

Napoli ‘poker’ ndaj Udineses, Rrahmani golshënues

Skuadra e Napolit ka vazhduar startin e mirë në Serie A ndaj Udineses duke e mposhtur me rezultat 0-4.

Sulmuesi në formë, Victor Osimhen hapi ndeshjen në minutën e 24, për të dyfishuar më vonë Amir Rrahmani në minutën e 35, për rezultatin e pjesës së parë.  

Në minutën e 52, Koulibaly shënoi për 0-3, ndërsa Lozano i dha goditjen përfundimtare Udineses.

Napoli në 4 ndeshjet e para ka bilanc 100% pozitiv pasi ka 12 dhe është në pozitën e parë, ndërsa Udinese pas 4 ndeshjeve ka 7 pikë dhe e gjen veten në pozitën e 8.