Napoli – Real Madrid, formacionet zyrtare

Real Madridi do të luajë sonte në udhëtim ndaj Napolit, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Diego Armando Maradona”, me fillim prej orës 21:00.
Për të dy skuadrat do të jetë kjo ndeshja e dytë në Grupin C.
Napoli në xhiron e parë mposhti Bragan, kurse Real Madridi fitoi ndaj Union Berlinit.
Vlen të theksohet se te napolitanët mungon ende reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, shkaku i lëndimit.
Formacionet zyrtare:
