17:02 / E Shtunë, 21 Tetor 2023 / C E

Napoli rikthehet te fitorja, Kvaratskhelia “frymëzon” triumfin e të kaltërve

Pas disfatës së fundit me Fiorentinën, Napoli rikthehet të fitojë në kampionat dhe këtë e bën në transfertë ndaj Veronës.

Të besuarit e trajnerit Rudi Garcia triumfuan me shifrat 1-3 ndaj Hellas Veronës teksa sfidën e zgjidhën që në pjesën e parë, aty ku shënuan dy gola falë realizimeve të Politanos dhe Kvaratskhelia.

Në pjesën e dytë ishte sërish gjeorgjiani që shënoi për miqtë duke i dhuruar qetësinë Napolit.

Në të 60-tën, Lazovic shënoi për Veronën megjithatë goli rezultoi sa për statistikë pasi të kaltrit e menaxhuan më së miri avantazhin duke u ngjitur në kuotën e 17 pikëve në vend të pestë.

Nga ana tjetër, Verona u ngjit në kuotën e tetë pikëve në vend të 16.