22:52 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Napoli rimerr kreun e Serie A (Video)

Napoli ka mposhtur Beneventon me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 23-të të Serie A.

Golat për napolitanët i shënuan Dries Mertens në minutën e 20-të dhe Marek Hamsik në minutën e 47-të.

Me këtë fitore, Napoli del e para në Serie A me 60 pikë, një më shumë se Juventusi. /IndeksOnline/