Napoli thellon krizën e Romës, ia shkakton humbjen e tretë radhazi

Napoli ka mposhtur Romën me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 30-të të Serie A.
Të gjitha golat në këtë sfidë u shënuan në pjesën e dytë, shkruan Indeksonline.
Napoli kaluan të parët në epërsi me golin e Callejon në minutën e 55-të të ndeshjes.
#NapoliRoma | @sscnapoli take the lead against @OfficialASRoma | José Callejón [55] pic.twitter.com/AuGT0G0GiW
— Goal Standard (@Goal_Standard) July 5, 2020
Rezultatin e barazoi Mkhitaryan vetëm pesë minuta më vonë.
#NapoliRoma | @OfficialASRoma level up (1-1) against @sscnapoli | Henrikh Mkhitaryan [60] pic.twitter.com/JLyZaCSp9b
— Goal Standard (@Goal_Standard) July 5, 2020
Golin e fitores për Napolin e shënoi Lorenzo Insigne në minutën e 82-të të ndeshjes.
INSIGNE with a stunner! ?? #NapoliRoma pic.twitter.com/iFossVvfDO
— Sacha Pisani (@Sachk0) July 5, 2020
Pas kësaj ndeshje, Roma dhe Napoli ndajnë pozitat 5 dhe 6 me nga 48 pikë, dy më shumë se Milani. /IndeksOnline/