10:12 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Narkomani në Pejë rrah familjarët, arrestohet

Një person nga Peja është arrestuar mbrëmë vonë, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj familjes së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht familjarët e tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike. Nuk raportohet për të lënduar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/

 

Temat: