10:41 / E Premte, 15 Korrik 2022 / k.v

Narkotikë e armë, arrestohen shtetas të huaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet e DPK-së, kanë shoqëruar në stacion policor tetë të dyshuar shtetas të huaj, pasi që nuk posedonin dokumentet identifikuese.

Gjatë kontrollit të dhomave të hotelit, janë gjetur dhe konfiskuar sasi e dyshuar narkotike, tri pistoleta, katër fishekë, një telefon mobil, 735 € dhe 360 dinar të Serbisë.

Një i dyshuar Maroken është arrestuar dhe vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë u janë dorëzuar njësisë për migrim për procedurë të mëtutjeshme.