12:08 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

NASA krijon aeroplanin e saj të parë elektrik, X-57 ‘Maxwell’

NASA ka prezantuar një version të avionit të parë që është i gjithi elektrik, ky projekt ka qenë në zhvillim që nga viti 2015 kurse do të  presin edhe një vit që ta bëjë fluturimin e parë.

Ky aeroplan i ka 14 motorë elektrikë të cilët janë të mundësuar me bateri të litiumit të dizajnuar posaçërisht për këtë funksion.

Nga NASA thanë se “Ne jemi duke u përqëndruar në gjëra që mund të ndihmojnë të gjithë industrinë, jo vetëm një kompani. Synimi ynë tani është që të udhëtojë me këtë aeroplan në fund të vitit 2020”./Indeksonline/.