20:35 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / AR

NASA ndan imazhin e ‘UFO-ve’ të rrëzuar në Hënë!

“Anija kozmike” ka lënë dy kratere të mëdhenj në planet, për të cilët NASA tha se janë “ndryshe nga çdo gjë që është parë më parë”.

Një astronom është i bindur se raketa është nga Kina, edhe pse kjo nuk dihet me siguri.

NASA ndan imazhin e ‘UFO-ve’ të rrëzuar në

Lunar Reconnaissance Orbiter i NASA-s zbuloi anijen kozmike dhe filloi ta gjurmonte atë nëpër hapësirë në vitin 2015. Raketa u rrëzua në Hënë më 4 mars dhe po udhëtonte me mbi pesë kilometra në sekondë.

Agjensia hapësinore publikoi një postim në lidhje me anijen kozmike të paidentifikuar më 24 qershor, së bashku me fotot e vendit të rrëzimit.

NASA shkroi:

“Çuditërisht krateri është në të vërtetë dy kratere, lindor dhe perëndimor, të mbivendosur”, duke shtuar se “një krater i dyfishtë është i papritur” dhe mund të jetë tregues i “jetës jashtëtokësore”.

NASA ndan imazhin e ‘UFO-ve’ të rrëzuar nëPHOTO CREDITS: SHUTTERSTOCK

Astronomi Bill Grey është i bindur se e di nga erdhi anija kozmike, duke thënë për BBC:

“Jam 99.9% i sigurt se është China 5-T1”, megjithëse Kina e ka mohuar këtë.

Në maj, NASA njoftoi se do të shtonte përpjekjet e saj në “gjuetinë” e UFO-ve.

Ajo konfirmoi se do të ndihmonte hetimet e qeverisë amerikane në kërkimin e jetës jashtëtokësore pas dëgjimeve të para të Kongresit për “Fenomene Ajrore të Pashpjegueshme” (UAPs) në më shumë se 50 vjet.

Gjatë një takimi 90-minutësh në Washington në fund të muajit të kaluar, zyrtarët u thanë të pranishmëve se raportet e UAP-ve ishin dyfishuar vitin e kaluar.