18:30 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

NASA zbulon molekula sheqeri mbi dy meteorë

Shkencëtarët e NASA-s dhe tre universitete japoneze kanë zbuluar molekula sheqeri në dy meteorë të rënë në vende të ndryshme, gjë që e ndërlikon edhe më shumë idenë e formimit të jetës në tokë.

Atomet e karbonit ishin ndryshe nga sheqeri që gjendet në tokë, dhe zbulimi nuk është pjesë e ADN-së, por e ARN-së (acid ribonukleik), përbërës bazë për struktura biologjike.

Meteorët mund të kenë rënë dhe më parë me këtë përmbajtje sheqeri mbi to, përbërës jetikë për krijimin e jetës biologjike.

Është hera e parë që zbulohen molekula sheqeri në një trup qiellor të ardhur në tokë nga hapësira.

“Kjo lëndë mund të ketë ndihmuar me formimin e RNA-së në tokë, gjë që mund të ketë çuar në krijimin e jetës”, thotë Joshihiro Furukava nga universiteti i Tokios.