13:46 / E Martë, 11 Gusht 2020 / indeksADMonline

Naser Ramadani: 1 mijë testet e pranuara nga Serbia, nuk janë përdorur

Kryetari i Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka raportuar sot para Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e COVID-19.

Ramadani ndër të tjerash në raportim e sipër tha se 1000 testet e pranuara nga shteti serb, nuk janë përdorur, transmeton Indeksonline.

Ramadani deklaroi se më 7 janar kanë bërë kërkesën për furnizimin me reagensë, menjëherë pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus nëpër vende të ndryshme të botës.

“Komiteti për Sëmundjet Ngjitëse është formuar në javën e tretë të janarit. Është komunitet i përgjithshëm që ka të bëjë me sëmundje ngjitëse e ku hyn edhe pandemia COVID-19. Së pari është bërë plani për gatishmëri dhe reagim për COVID-19 dhe i është dërguar ministrit. Ka qenë që të themelohet komiteti drejtues ku hyjnë ministri, sekretari i përhershëm dhe të aktivizohet plani i reagimit kombëtar. Më 7 janar kemi bërë kërkesën për furnizim me reagensë, menjëherë pas konfirmimit me rastet e para me COVID-19. Ekipi mjekësor ka ekzistuar në aeroport, por më pas ne kemi dërguar edhe ekipe plotësuese”, tha Ramadani./Indeksonline/