11:53 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

Nasim Haradinaj i qelisë – arrestimet në kohën e Jugosllavisë (VIDEO)

I arrestuari i tretë për në Hagë por historitë e Nasim Haradinajt me arrestime nuk nisin me 2020.

Përvojat me qelinë e torturat i ka pasë si një 17 vjeçar, kur ish-Jugosllavia (1981) e vuri prapa grilave Haradinajn, si të burgosurin më të ri atëbotë, që nga Lufta e dytë Botërore – shkruan Indeksonline.

Shikoni videon e mëposhtme, për të kuptuar më shumë për përvojat në burgje, rastin me drejtorin e burgut që ishte shqiptar e që e ndihmoi, njohjen me personalitete si akademik Rexhep Ismajlin, i cili bashkë me Haradinajn, u torturuan në burg nga policia jugosllave etj.