17:53 / E Shtunë, 02 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Nata e befasive, mposhtet edhe Barcelona

Në fillim gjithçka shkoi mirë për katalunasit, kështu duke shënuar nga penaltia Lionel Messi, Barcelona kaloi në epërsi.

Mirëpo pjesa e dytë ishte ‘ferri’ për Barçën, Campana e barazoi rezultatin në minutën e 61’ kurse vetëm pas dy minutash Levante kaloi në epërsi me golin e Mayoral.

Fati i keq për Barcelonën vazhdoi pasi që pas 5 minutash Radoja ngriti epërsin e Levantes.

Lionel Messi e tregoi magjin e tij përsëri në minutën e 74’ duke shënuar një gol fantastik mirëpo i cili u anulua pas shikimit të VAR, për shkak që kishte pozicion jashtë loje./Indeksonline/.