“Nata ndrrohet por jo zakoni” vetura e njëjtë bënë ‘Drift’ çdo natë te rruga C
Një video është publikuar nga ‘Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë’ e në të cilën shihet një veturë duke bërë ‘Drift’.
Po ashtu në këtë video është treguar që këto veprime nga ky vozitës janë duke u bërë në rrugën C në Prishtinë.
Qytetarët kanë treguar që e njëjta veturë pothuajse çdo natë i bënë veprimet e ngjashme në këtë vend.
Këta banorë janë duke u ndjerë të rrezikuar nga vozitjet e pakujdesshme dhe zhurmat e mëdha që po i shqetësojnë ata në orët e vona të mbrëmjes./Indeksonline/.