22:07 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nataliteti në Kosovë, në rënie e sipër

Numri i lindjeve në Kosovë ka shënuar rënie të madhe. Brenda shtatë vjetëve vendi ka shënuar 10 mijë lindje më pak. Arsyet janë të shumta. Por me ligjin për lehoninë dhe pushimin prindëror pritet që kjo rënie të ndalojë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në vitin 2010 u regjistruan mbi 33 mijë lindje, në vitin 2016 ishin 10 mijë më pak. Arsyet për rënie të natalitetit janë të ndryshme e një ndër to është puna dhe karriera andaj pushimi i lehonisë dhe ai prindëror i kontribuon parandalimit të rënies së natalitetit.

Ligji për Sigurime Shëndetësore BSPK’ja e konsideron si mbështetje të lehonave për të mirën e fëmijës.

Pushimi prindëror do të jetë risi në vendin tonë, thotë Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.