19:44 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / A. A

Natë e madhe për Rashicën, pas 2 muajsh luan me Werderin nga minuta e parë

Milot Rashica do të fillojë ndeshjen kundër Greuther Furth nga minuta e parë, në takimin e vlefshëm për 1/8-tën e finales për Kupën e Gjermanisë.

Kjo është ndeshja e parë pas më shumë se dy muajsh që Rashica e luan nga fillimi.

Për herë të fundit kishte startuar kundër Wolfsburgut më 27 nëntor.

Për shkak të lëndimit në gju, 24 vjeçari pauzojë dy muaj për tu rikuperuar.

Ndryshe, takimi nis nga ora 20:45.

/Indeksonline/