75 Mall Live Search
22:52 / E Mërkurë, 20 Maj 2026 / L A

Natë e paharrueshme për Aston Villën, fiton Europa League

Aston Villa është fituesja e Europa League këtë sezon.

Ata mposhtën Freiburgun me rezultat 0-3, duke e rikthyer lavdinë e atëhershme në klubin nga Birminghami.

Për ta është trofeu i parë evropian që nga viti 1982, ku dhe kishin fituar Kupën Evropiane tashmë të njohur si Champions League.

Golat u realizuan nga Youri Tielemans, Emiliano Buendia dhe Morgan Rogers.

Fitorja e Aston Villës do të thotë se Anglia mund të ketë në Champions 6 skuadra, vetëm në rast se ata përfundojnë në vend të 5-të në Premierligë./IndeksOnline/