Natë e rëndë në Rahovec, ndërron jetë një 17-vjeçar

Një aksident tragjik ka tronditur sonte Rahovecin.
Në rrugën e transitit në këtë qytet, një 17-vjeçar ka humbur jetën, në orët e vona të mbrëmjes së sontme.
Burime të Indeksonline pohojnë se viktima ishte vetaksidentuar me motoçikletë dhe nuk iu bëri ballë plagëve të marra.
Në vendin e ngjarjes janë duke qëndruar njësitet relevante të Policisë dhe organeve shtetërore, të cilat po merren me hetimet e nevojshme.
Indeksonline ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje, dhe do t’iu mbajë të informuar për rastin./Indeksonline/