13:01 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Natë e veçantë për Ronaldon

Ronaldo mbeti shumë i zhgënjyer pas eliminimit nga Ajaxi në Champions League, ndërsa javën e kaluar “Zonja e Vjetër’ siguroi titullin e 8-të radhazi në Serie A.

Ai do të ketë mundësi që me një rekord personal të shtunën, të harrojë paksa atë që i ndodhi bardhezinjve në Europë.

Ronaldo është duke kërkuar që të shkruajë histori duke shënuar golin e 600 në karrierën e tij me klubet.

Aktualisht, CR7 në total ka 599 gola – 118 i ka shënuar me Manchester Unitedin, 5 me Sporting Lisbonën, 450 me Real Madridin dhe 26 rrjeta deri tani me Juventusin. Ai numëron edhe 190 asistime.

Synimi tjetër i CR7 është që të shpallet golashënuesi më i mirë në Serie A. Aktualisht, 34-vjeçari renditet në vendin e katërt me 19 gola, dy më pak se Krzysztof Piatek e Duván Zapata dhe tri gola larg vendit të parë, Fabio Quagliarellas