75 Mall Live Search
12:44 / E Martë, 17 Mars 2026 / H F

Natë terrori për Neil Aynaoiu-n, një bandë e armatosur grabit gjëra me vlerë në vilën Castel Fusano

Futbollisti i Romës, Neil Aynaoui përjetoi një natë terrori në banesë bashkë me familjen e tij.

Një bandë me 6 persona të veshur me të zeza dhe të armatosur me pistoletë dhe me fytyrë të mbuluar, hynë në banesën e futbollistit në zonën e Castel Fusanos përmes dritares së sallonit duke shkulur një kangjellë të saj.

Banda fillimisht mbyllën në një dhomë futbollistin, nënën, partneren dhe vëllain e futbollistit edhe ky me partneren e tij. Më pas vodhën bizhuteri me rreth 10 mijë euro, një ore “Rolex” dhe çanta të markave të njohura.

Policia shkoi në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për këtë ngjarje tronditëse.