75 Mall Live Search
21:34 / E Diele, 03 Maj 2026 / G T

Natën e mirë Peja! KB Trepça fiton në “Karagaq” dhe kualifikohet në finale

Skuadra e KB Trepçës ka shënuar fitore ndaj KB Pejës dhe është kualifikuar në finalen e madhe të play-offit të Superligës së Kosovës.

Mitrovicasit shënuan fitore me rezultatin 96:103, shkruan Indeksonline

Basketbollisti me më së shumti pikë në këtë ndeshje ishte, Bracey i Pejës – me 31 pikë, katër kërcime dhe tetë asiste.

Kurse te Trepça më i miri në fushë ishte Vining – me 24 pikë, tri kërcime dhe tri asistime.

Skuadra e KB Trepçës në finale e pret fituesin e ndeshjes, Bashkimi vs Bora./Indeksonline/