13:57 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Natën e Vitit të Ri, nis një “Reality show” i veçantë, në Kosovë

Një “Reality show” mjaft i veçantë, e që nuk e kemi hasur më parë, pritet të nisë natën e Vitit të Ri 2020, shkruan Indeksonline.

Sipas burimeve të Indeksonlinet, koncepti i këtij “Reality show”, pritet të jetë një shtëpi në fshat, me kushte të veçanta të jetesës, ku pritet të jetojnë këta peronazhe të popullarizuara të Instagramit, për një kohë të caktuar.

Këta personazhe do të futen në shtëpi natën e Vitit të Ri, derisa ky “Reality show” pritet të zgjasë deri më 4 shkurt, që i bie 5 javë.

Përzgjedhja do të bëhet përmes një audicioni dhe do të përzgjidhen personazhet më të popullraizuar të mediave sociale.

Fillimisht pritet të futen vetëm 10 banorë, shumica prej tyre do të jenë femra, ndërsa do të ketë edhe meshkuj.

Moderimi do të jetë kombinim nga Shqipëria dhe Kosova.

Ndërsa opinionist do të jetë një figurë shumë e famshme nga Shqipëria. /Indeksonline/