16:41 / E Diele, 14 Prill 2024 / FR

NATO dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit, bën thirrje për përmbajtje

NATO, ka dënuar sulmin e Iranit kundër Izraelit dhe po bën thirrje për “përmbajtje”.

“Ne dënojmë përshkallëzimin brenda natës të Iranit, bëjmë thirrje për përmbajtje dhe po i monitorojmë nga afër zhvillimet”, tha të dielën zëdhënësja e NATO-s Farah Dakhlallah në një postim në X.

“Është jetike që konflikti në Lindjen e Mesme të mos dalë jashtë kontrollit”, shtoi ajo.