11:41 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Natyrale dhe në bikini, Adriana Lima nuk lë vend për imagjinatë

Është koha e pushimeve dhe figurat më të njohura në botë po qëndrojnë në vende luksoze dhe bregdetet më të bukura të botës.

Këtë sezon të nxehtë vere po e shijon edhe super modelja e njohur, Adriana Lima, transmeton Indeksonline.

38 vjeçarja së bashku me miket e saj po kalon pushimet e verës në Miami ku edhe tregoj fizikun e saj natyral dhe të përkryer.

Në bikini shumëngjyrëshe, modelja e famshme dukej në super formë. Nëna e dy fëmijëve e dëshmoj edhe një herë epitetin e një prej femrave më seksi në planet.

Adriana ishte modelja me karrierën më të gjatë në Victoria’s Secret, duke qenë pjesë e tyre nga 1999 deri në 2018.

Në 2017 ajo u zgjedh si modelja më e paguar. Sa i përket jetës private ajo thuhet se ka filluar një romancën me biznesmenin turk, Emir Yumar./Indeksonline/