Nazif Mehmeti, i ftuari i radhës për intervistim nga Gjykata Speciale
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nazif Mehmeti, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
Kjo është konfirmuar për Indeksonline edhe nga vetë avokati i Mehmetit, Tahir Rrecaj.
“Po mund të ua konfirmoj se është thirrur nga Dhomat e Specializuara në mënyrë që të intervistohet me datat 22,23 dhe 24 janar. Nuk është specifikuar se a do të intervistohet si dëshmitar apo si i dyshuar. Njoftimi është lënë nga një hetues i Dhomave të Specializuara”, ka thënë Rrecaj për Indeksonline.
Tutje ai ka shtuar se Nazif Mehmeti ka kërkuar që të mbrohet nga avokati Rrecaj dhe se tashmë autorizimi i tij është pranuar.
“Ai ka kërkuar që të mbrohet nga unë dhe tashmë kam pranuar autorizimin. Do të njoftojë zyrën administrative si avokat lidhur me këtë çështje, duke kërkuar udhëzimet e mëtutjeshme”, ka shtuar Rrecaj.
Ndryshe deri më tani emrat e të ftuarve nga Gjykata Speciale që janë bërë të ditur janë: Rrustem Mustafa dhe Sokol Dobruna./Indeksonline/