08:39 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

NBA: Atlanta përmbys Clippersin, Houstoni rikthehet te fitorja ndaj Denverit

Lakersi i rikthehet fitores, duke mundur 100-92 New York jashtë fushe, ndeshje e vendosur në pjesën e dytë në favor të ekipit kalifornian. Dyshja Davis-James realizoi 49 pikë së bashku, duke qenë vendimtare në këtë sukses.

Humbet skuadra tjetër e Los Angelosit, ajo e Clippersi, që u mund 102-95 nga Atlanta, duke lëshuar edhe vendin e dytë në perëndim. Edhe pse Clippersi dominoi ndeshjen (Harrell 30 pikë), duke u shkëputur deri në 21 pikë, nuk arriti të fitojë. Për Atlanta u dallua Collins, autor i 33 pikëve dhe 16 rebound.

Pas 4 humbjesh rikthehet te fitorja skuadra e Houston, që mundi 121-105 Denver, një përballje midis dy ekipesh pretendente në perëndim. Skuadra teksane e dominoi gjatë gjithë kohës ndeshjen dhe e meritoi toren, ku u dallua Westbrook me 28 pikë e Hardeni me 27. Për Denverin shkëlqeu Jokiqi, me një “triple double” (19 pikë, 12 rebound e 10 asist), por që mbetën për statistikë.

Fitore të lehtë arriti skuadra kampione e Toronto, që mundi 107-95 Philadelphia (VanVleet 22 pikë), ndërsa Utah Jazz mposhti 129-96 Golden State (Mitchell 23 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – Sacramento, 127-106

Orlando – Oklahoma, 114-120

Toronto – Philadelphia, 107-95

Atlanta – Clippers, 102-95

Boston – Memphis, 119-95

Miami – Washington, 134-129

New York – Lakers, 92-100

Chicago – Minnesota, 117-100

Houston – Denver, 121-105

Phoenix – Indiana, 87-112

New Orleans – San Antonio, 117-121

Golden State – Utah Jazz, 96-129