13:31 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

NBA: I ofron një pije reperit Jay-Z, “tërbohet” Beyonce

Bashkëshortja e pronarit të Golden State Warriors është kapur nga kamera duke folur me reperin Jay-Z, ndërkohë që Beyonce qëndron në mes në dukje shumë e bezdisur.

Nicole Curran tha për “Daily Mail” se çifti i famshëm ishte ftuar për të parë ndeshjen e tretë finale të NBA dhe se ajo thjesht i ofron një pije reperit. Në fund të videos duket Beyonce që e shtyn me lezet 50-vjeçaren.

“Nuk po e dëgjoja mirë dhe u përkula. Isha mikpritësja dhe i ofrova të dyve pije pasi ne nuk ofrojmë shërbim në parket. Për porosinë e Jay-Z duhet të afrohesha për ta dëgjuar. Kaq. Nuk ka lajm”, sqaroi Nicole Curran.

Ajo sqaroi se pasi u publikua videoja ka marrë edhe kërcënime me vdekje. Për këtë arsye i ka mbyllur të gjitha llogaritë ne rrjetet sociale.