09:20 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

NBA-ja ka startuar sezonin e ri me 2 superndeshje

Kampionati më i fortë në botë i Basketbollit ka nisur sezonin 2019-20 dhe që në fillim pati dy duele shumë të forta.

Toronto Raptors ka mposhtur New Orleans Pelicans me rezultat 130-122 pas kohës shtesë. Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë, derisa në shtesa Raptors ishin më të mirë.

Në ndeshjen tjetër, dy skuadrat nga Los Angelesi, Clipers dhe Lakers u përballen mes vete. Clipers triumfuan në këtë ndeshje me rezultat 112-102. /IndeksOnline/