08:02 / E Enjte, 22 Prill 2021 / Blerim

NBA/ Kur Doncic është në formë, Dallas Mavericks s’e ka problem fitoren

Skuadra e Dallas Mavericks ka shënuar fitoren e radhës në NBA. Ekipi amerikan mposhti 127-117 skuadrën e Detroit Pistons.

Basketbollisti më i mirë në këtë mbrëmje ishte Luka Doncic. Slloveni realizoi 30 pikë, bëri 10 kërcime dhe 9 asistime, shkruan IndeksOnline

Mbrëmje të mirë pati edhe lojtari i Detroit, Grant – me 26 pikë, 2 kërcime dhe 2 asistime.

Fitore në këtë raund ka shënuar edhe Utah Jazz, të cilët mposhtën Houston Rockets me rezultat 89-112./IndeksOnline/