08:58 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

NBA: Lakersi merr kreun falë “mbretit” James, fiton edhe Miami

Skuadra e Lakers ka lënë pas krahëve humbjen e ndeshjes së parë sezonale në NBA, duke korrur sot triumfin e tretë radhazi. Kalifornianët mundën 120:91 Memphisn, ndeshje e vendosur në pjesën e dytë. Memphisi udhëhoqi takimin shumicën e kohës (Morant 16 pikë), por në 15 minutat e fundit erdhi përmbysja e Lakersit. Anthony Davis ishte një përbindësh, duke realizuar 40 pikë e 20 rebound, mbështetur nga LeBron Jamesi me 23 pikë.

Fiton edhe ekipi i Miamit, që mundi 112:97 Atlanta, ndeshje e dominuar prej skuadrës nga Florida. Herro realizoi 29 pikë, duke qenë shënuesi më i mirë, mbështetur nga Butler e Dragiqi me nga 21 pikë secili.

Jashtë fushe triumfon ekipi i Dallasit, që mundi 109:106 Denver, sukses i rëndësishëm i Mavericksit. 9 lojtarë të Dallasit realizuan mbi 10 pikë, me kolektivitetin që bëri diferencën në parket, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Millsapit.