10:12 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

NBA: Lakersi në super formë, Jazzi i pamposhtur në shtëpi

Liga më “ajrore” e basketbollit, ajo e NBA, ka shënuar mbylljen e xhiros së 10-të.

Favoriti kryesor i këtij viti, Los Angeles Lakers po vazhdon përformancat bindëse, skuadra e dytë më e suksesshme në ligë ka rikthyer namin që po i mungon nga koha e Bryant e O’Neal.

Zëvendesues të denjë për Lakersat sivjet janë Lebron James e Anthony Davis, e viktimë e tyre mbrëmjen që shkojë ishin  Phoenix Suns.

Utah Jazzi është i pamposhtur në 6 takimet e para që ka zhvilluar në shtëpinë e saj në Vivint Smart Home Arena në shtetin e Salt Lake, së fundi Jazzi mposhtën Irvingun me kompaninë Brooklyn Nets.

Indiana mposhti Oklahomen, Philadelphia fitoi një pikë epersi 98-97, Miami kënaqi kosha Pistonat nga Detroiti e Atlanta surprizoi Denverin në formë midis Pepsi Center.

/Indeksonline/