James bëhet basketbollisti i pestë me më së shumti pikë në NBA
LeBron James ka shkëlqyer në fitoren e LA Lakers ndaj Portland Trail Blazers (126-117) me 44 pikët e shënuara që i kanë dhënë mundësuar parakalimin e legjendës së NBA, Wilt Chamberlain, në listën e shënuesve më të mirë të historisë.
Me 31.425 pikë, yll i Lakers është ngjitur në vend të pestë dhe tani ka përpara të madhin Michael Jordan (32.292 pikë).
LeBron James will be the NBA’s All-Time Leading Scorerpic.twitter.com/iUFZKspQQg
— MNBC TV (@MNBCTelevision) November 15, 2018
Tre më të mirët e historisë janë Kareeb Abdul-Jabbar, me 38.387 pikë, Karl Malone (36.928) dhe Kobe Bryant (33.643).
“Këtu po shkruhet historia. Kjo tregon se çfarë ka arritur LeBron gjatë karrierës së tij. Tani që vesh fanellën e Lakers, e bën edhe më të rëndësishme këtë arritje,” shprehet trajneri i tij Luke Walton.
Topin e lojës bashkë me fanellën, James do ta dërgojë në shkollën e tij IPromise School në Akron të Ohio.
LeBron James puts up 44 PTS (13-19 FG, 5-6 3PT), 10 REB, 9 AST & passes Wilt Chamberlain to become 5th on the NBA’s all-time scoring list!
Kareem: 38,387
Karl Malone: 36,928
Kobe: 33,643
Jordan: 32,292
LeBron: 31,425
Wilt: 31,419— Ballislife.com (@Ballislife) November 15, 2018