08:18 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

NBA: Nuggets barazon serinë kundër Blazers

Denver Nuggets kanë mposhtur Portland Trail Blazers me rezultat 112-116 në ndeshjen e katërt gjysmëfinale të konferencës së perëndimit.

Blazers fituan tre çerekë por avantazhi i krijua nga Nuggets në çerekun e tretë ishte shumë i madh dhe i dhuroi fitoren.

Jamal Murray ishte më i miri në parket me 34 pikë dhe katër asistime. /IndeksOnline/