12:59 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

NBA, tjetër fitore për Golden State, Westbrook “jashtëtokësor”

Kevin Durant i rikthehet vesit të vjetër. “Triple double” për qendrën e Golden State, që dhuroi spektakël në suksesin 126-113 ndaj MInesota Timberwolves.

Në “Orackle Arena” vendasit e dominuan skuadrën kryeqytetase që në minutat e para, për të regjistruar fitoren e radhës me Durant, Thompson dhe Curry, të cilët shënuan 78 pikë në total. Në krahun tjetër, Towns realizoi 31 pikë, por paraqitja e tij nuk mjaftoi që ujqërit të vijonin ecurinë pozitive të këtij sezoni.

Në “Chesapeake Arena” dominoi Washington Wizards 121-112 ndaj Oklahoma City Thunder, për të regjistruar suksesin e pestë rresht. 23 topat e humbur nga kryeqytetasit peshuan shumë në fatet e ndeshjes edhe pse Bradley Beal arriti të shënonte plot 41 pikë. Në krahun tjetër, Russell Westbrook ishte i papërmbajtshëm me 41 pikë, 12 ribaunde dhe 7 asiste. Në Miami, Sacramento theu mallkimin 18 vjeçar, duke arritur një sukses historik në shifrat 89-88, ndërsa Denver nuk hasi vështirësi për të kaluar New York Knicks, që u thye 130-118.