10:09 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Ndahen 1 milion euro për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Rahovec

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të radhës në të cilën janë marrë disa vendime.

Në rend të ditës ishte edhe pika për vërshimet në komunën e Rahovecit, raporton Indeksonline.

Për këtë, me vendimin e miratuar nga kabineti qeveritar janë ndarë mjete financiare në shumë prej 1,000,000 €, për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri dhe vërshimet në Komunën e Rahovecit. /Indeksonline/