14:23 / E Martë, 27 Shkurt 2024 / L K

Ndahen çifti i famshëm italian

Matteo Berrettini është sërish beqar. Ai u nda me modelen Melissa Satta. Çifti eci në pistën e Hugo Boss shtatorin e kaluar, por dashuria e tyre nuk zgjati shumë.

Italiani dhe 38-vjeçarja ishin në një lidhje që nga janari i vitit 2023. Finalisti e Wimbledon 2021 konfirmoi fundin e dashurisë për gazetën italiane “Corriere dello Sport”.

“Melissa dhe unë nuk jemi më bashkë. Ajo që mund të them është se kemi pasur një marrëdhënie të bukur dhe të respektueshme. Ishte shumë intensive”, tha 27-vjeçari.

Deri në vitin 2020, Satta ishte i martuar me ish-yllin e futbollit Kevin Prince Boateng. Futbollisti e kishte akuzuar Sattan se kishte varësi ndaj seksit.

Mbase kjo arsye mund të ketë qenë edhe për ndarjen nga teniseri i njohur!/Indeksonline/