17:30 / E Martë, 28 Qershor 2022 / AR

Ndahet çifti i famshëm i “Për’puthen”?

Mikela dhe Erioni dolën si çift nga programi i dashurisë, “Për’puthen”.

Pas disa muajve romancë, duket se i kanë ndarë rrugët, shkruan Indeksonline.

Ishte Mikela ajo e cila përmes një pyetësori në Instastory la të kuptoj që mes tyre nuk është asgjë si më parë.

“Shumë pyetje mbi këtë temë… Nuk dua të flas, por fakti që s’na keni parë bashkë është një përgjigje”, shkroi ish-konkurrentja kur u pyet për Erionin.

“Gëzuar për ty që rri gjithë natën zgjuar dhe nuk flet me askënd, edhe një dolli për ata që futen na kontrollojnë profilin”, ishte një “përgjigje” të cilën sigurisht ia ka bërë Erionit./Indeksonline/